Zëvendës ambasadori gjerman, Christian Böttcher vizitoi Trainkosin
BKT
Ekonomi

Zëvendës ambasadori gjerman, Christian Böttcher vizitoi Trainkosin

RTKlive

Zëvendës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, ka vizituar Trainkos. Böttcher së bashku me drejtorin ekzekutiv në këtë ndërmarrja publike, Agron Statovci, diskutoi për aspiratat e Trainkos, si dhe projektet.

Böttcher u informua mbi shërbimet e pasagjerëve dhe mallrave, aspiratat e Trainkos, si dhe projektet në vazhdim dhe gjithashtu pati mundësinë të hypte në lokomotivë në rrugën, midis Fushë-Kosovës dhe Prishtinës.

“Në kabinën e makinistit, ai u takua me anëtarë të motivuar të Trainkos, të cilët e ruajnë humorin pavarësisht sfidave financiare dhe infrastrukturore. Përmirësimi i rrugëve hekurudhore të Kosovës dhe lidhja e saj me vendet fqinje do të lehtësonte trafikun rrugor dhe do t'u jepte qytetarëve një alternativë miqësore me mjedisin në transport”, njofton Ambasada Gjermane në Kosovë.


MË SHUME NGA Ekonomi