Kryetari i DhTIK-së e ambasadori i Hungarisë diskutojnë për bashkëpunim
BKT
Ekonomi

Kryetari i DhTIK-së e ambasadori i Hungarisë diskutojnë për bashkëpunim

E.Hoti/RTKlive

Kryetari i Bordit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skender Krasniqi, së bashku me drejtorin, Kushtrim Ahmeti, pritën në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo István Dux.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve dhe mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare.

“Kryetari Krasniqi falënderoi Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shpalosi angazhimet e DhTIK-së në forcimin e marrëdhënieve ekonomike me ambasadën hungareze", thuhet në njoftim .

Nga ana tjetër, drejtori Ahmeti, prezantoi të dhënat mbi shkëmbimet tregtare Kosovë-Hungari, duke theksuar nevojën për më shumë investime hungareze në Kosovë dhe duke përmendur sektorët potencialë të bashkëpunimit.

Tutje theksohet se ambasadori Dux falënderoi për pritjen dhe informacionet e ofruara, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me DhTIK-në në funksion të forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve.


MË SHUME NGA Ekonomi