Rafuna takon ambasadoren e Finlandës për forcimin e bashkëpunimit ekonomik
BKT
Ekonomi

Rafuna takon ambasadoren e Finlandës për forcimin e bashkëpunimit ekonomik

A.B|RTKlive

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u prit në një takim nga ambasadorja e re e Finlandës, znj. Eevamari Laaksonen, me të cilën diskutoi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Ky takim u zhvillua një ditë para Forumit Ekonomik Kosovë–Finlandë, i cili mbahet nesër në Prishtinë.

"U theksua interesimi i bizneseve kosovare për të krijuar lidhje me kompanitë finlandeze, si dhe për të shtrirë aktivitetin e tyre në tregun finlandez. Takimi u vlerësua si një mundësi e mirë për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të nxitur projekte të përbashkëta që do të sjellin zhvillim dhe rritje të qëndrueshme për bizneset kosovare", njofton OEK.


MË SHUME NGA Ekonomi