OEK hap horizonte të reja bashkëpunimi me Qeverinë Gjermane
BKT
Ekonomi

OEK hap horizonte të reja bashkëpunimi me Qeverinë Gjermane

RTKlive

Në kuadër të Samitit të Ministrave të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Dubrovnik, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njëherësh Kryetar i Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me Johann Saathoff, Sekretar Shteti dhe anëtar i Bundestagut Gjerman.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve gjermane, atyre të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor, me fokus në forcimin e partneriteteve ekonomike dhe nxitjen e investimeve të reja.

"U theksua edhe organizimi i një eventi ekonomik të përbashkët si hap i parë konkret për afrimin e bizneseve nga Gjermania, Kosova dhe rajoni i Ballkanit. Ky takim konfirmon bashkëpunimin e shkëlqyer mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Qeverisë Gjermane, si dhe përkushtimin e përbashkët për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe integrim rajonal", njofton OEK.


MË SHUME NGA Ekonomi