20:35 / 17.10.2025
Punëtorët e `Rilindjes` protestojnë për 20 përqindëshin
Fatos Cervadiku /RTK
Punëtorët e ish-ndërmarrjes "Rilindja" sërish protestuan para objektit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, me kërkesën për 20-përqindëshin. AKP ende nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e RTK-së lidhur me kërkesat e protestuesve.
Punëtorët e ish-ndërmarrjes "Rilindja" të premten u mblodhën para objektit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ata po protestojnë që disa vite për mospagesën e 20 përqindëshit, që siç thonë janë kërkesa legjitime, por po injorohen.
Nga aty u kërkua të veprohet dhe të gjendet një zgjidhje.
Pjesëmarrësit në protestë thanë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat deri në realizimin e tyre.























