Delegacioni i AKB-së në vizitë zyrtare në Kinë
BKT
Ekonomi

Delegacioni i AKB-së në vizitë zyrtare në Kinë

A.B|RTKlive

Me ftesë zyrtare nga autoritetet e larta ekonomike të Republikës të Kinës, një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i udhëhequr nga kryetari Agim Shahini, po qëndron për vizitë zyrtare në Kinë.

Gjatë qëndrimit në këtë shtet, delegacioni i AKB-së pati mundësinë të vizitojë disa prej fabrikave dhe bizneseve kineze, ku u mbajtën takime me përfaqësues të lartë institucionalë dhe ekonomikë.

Në kuadër të kësaj vizite, janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanive kineze dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor, me fokus në investime, transferim të teknologjisë dhe zgjerim të bashkëpunimit ekonomik në rajon. Këto marrëveshje u nënshkruan në praninë e delegacionit të AKB-së, duke dëshmuar rëndësinë strategjike që Kina i kushton rajonit tonë.

"Së shpejti, pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe institucioneve ekonomike kineze, që synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nxitjen e investimeve kineze në Kosovë dhe mbështetjen për bizneset kosovare që duan të hyjnë në tregun kinez|", thuhet në komunikatën e  AKB-së.


MË SHUME NGA Ekonomi