10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me BE, Gërxhaliu: Arritje për Kosovën
BKT
Ekonomi

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me BE, Gërxhaliu: Arritje për Kosovën

Sh.G|RTKlive

Kosova pati nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka kujtuar sot përmes një postimi në Facebook përvjetorin e dhjetë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke e vlerësuar atë si një nga arritjet më të mëdha shtetërore në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe integrimit evropian.

Sipas Gërxhaliut, MSA-ja ka qenë moment historik për Kosovën, por fatkeqësisht, potenciali i saj nuk është shfrytëzuar sa duhet. “Agjenda politike në Kosovë e ka ngulfatur kreativitetin ekonomik, social, diplomatik dhe integrues”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Ekonomi