Rikthehet në operim njësia B2 e Termocentralit `Kosova B`
BKT
Foto arkiv| RTKlive
Ekonomi

Rikthehet në operim njësia B2 e Termocentralit `Kosova B`

RTK

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit `Kosova B` është rikthyer në operim dhe aktualisht operon me kapacitet prej rreth 290 MWh.

Operimi i kësaj njësie u ndal më 26 tetor, si rezultat i rrjedhjeve në kaldajë. Sipas KEK-ut është e rëndësishme të theksohet se edhe operatorët e tjerë të sektorit energjetik në vend përballen me defekte të natyrave të ndryshme teknike, madje edhe në baza ditore.


MË SHUME NGA Ekonomi