AKB shënon 23-vjetorin e themelimit, theksohet roli i ekonomisë
BKT
Ekonomi

AKB shënon 23-vjetorin e themelimit, theksohet roli i ekonomisë

RTKlive

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shënuar 23-vjetorin e themelimit me një ceremoni të mbajtur në Vushtrri, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe bizneseve vendore.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se që nga themelimi në vitin 2002, misioni i organizatës ka qenë fuqizimi i prodhimit vendor dhe mbështetja e pavarësisë ekonomike të vendit.

Ai tha se AKB, feston rrugëtimin e aleancës që nga dita e parë ka besuar që ekonomia është gjaku që mban pavarësinë tonë.

"Nga viti 2002 kur u themelua kishte një qëllim që të bëntë një zë të fuqishëm dhe të dëgjohet, të promovohet prodhimi vendor, në atë kohë kishte më shumë ëndrra se fabrika, më shumë guxim se kapital. Suksesi nuk është final dhe dështimi nuk është fatal, guximi është për të vazhduar tutje”, tha ai.

Sipas tij, sot AKB ka mbi 10 mijë anëtarë, që përfaqësojnë kreativitetin e ndërmarrësisë kosovare.

“AKB organizatë e guximshme kemi dëshmuar se është më shumë organizatë ekonomike, mision i prodhimit vendor ka qenë dhe mbetet mision kapital. Ne për 23 vite kemi krijuar një të ardhme më të mirë për ekonominë e Kosovës. Është histori që ecën përpara me kokë lartë dhe flamur përpara. Në çdo takim ndërkombëtar ne kemi përfaqësuar dinjitetin tonë kombëtar, kemi dëshmuar se Kosova është jo vetëm një vend që ka politikë, por vlerë, inovacion dhe besim në vetvete. 23 vjet ishim në ndërtim, vitet po vijnë dhe po shkojnë, kurse ne duhet të transformohemi, duam të bëjmë një qendër të prodhimit, eksportit. Ne do të vazhdojmë ta mbajmë flamurin e Kosovës lart në çdo vend ku ekonomia i jep dinjitet shtetit”, tha ai.


MË SHUME NGA Ekonomi