`Ekonomia shpëton Luginën`, vihet gurëthemeli i Hambarit të Luginës
Faton Salihu/ RTK
Në Preshevë është duke u mbajtur konferenca e tretë ekonomike me moton "Ekonomia shpëton Luginën". Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut si dhe afarist nga vende të ndryshme.
Xhelal Mehmeti, kryetar i Unionit Afarist, Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në hapjen e konferencës theksoi se tani është koha kur po merren veprime konkrete nga dy konferencat e para, si vënia e gurëthemelit të pikës grumbulluese "Hambari i Luginës", që vlerësohet si tejet e rëndësishme për bujqësinë në Luginën e Preshevës.
Në këtë konferencë po diskutohet në panele të ndryshme edhe për fuqizimin e prodhuesve vendorë, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare për të rritur eksportin e produkteve vendore.
























