IKSHPK ndriçohet me ngjyrë të kaltër në prag të Ditës Botërore të Diabetit
BKT
Shëndetësi

IKSHPK ndriçohet me ngjyrë të kaltër në prag të Ditës Botërore të Diabetit

RTKlive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është ndriçuar sonte me ngjyrë të kaltër, në shenjë solidariteti dhe ndërgjegjësimi për Ditën Botërore të Diabetit, që shënohet më 14 nëntor.

“Ngjyra e kaltër është simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për diabetin, duke përfaqësuar bashkimin global për përballimin e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e institutit.

Ky simbol u miratua nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2007, si shenjë e unitetit dhe shpresës për një botë më të shëndetshme.


MË SHUME NGA Shëndetësi