Kujdesi ndaj lëkurës në dimër
Sh.G|RTKlive
Në programin e mëngjesit në RTK, stomatologia dhe mjekja estetike Dardane Basha Domi foli për gabimet e zakonshme që bëhen në rutinën ditore të kujdesit ndaj lëkurës dhe për rëndësinë e trajtimeve sidomos gjatë stinës së dimrit.
Ajo theksoi se temperaturat e ulëta ndikojnë drejtpërdrejt në lëkurë, duke e bërë barrierën e saj më të thatë dhe më të ndjeshme.
Ajo u shpreh se stina e dimrit me temperaturat e ulëta është koha ideale edhe për mirëmbajtje të lëkurës, për trajtime estetike të ndryshme, sepse temperaturat e ulëta ndikojnë drejtpërdrejt në lëkurë.
"Barrierën e lëkurës e bëjnë më të thatë, më të ndjeshme. Përdoret një farë shprehje, bëhet lëkurën e fytyrës si letër, shumë e vërtetë, se ajri ndikon drejtpërdrejt në lëkurë dhe kjo normalisht që më së pari ka me ataku fytyrën, duart, qafën. Trajtimet në këtë sezon janë tepër të domosdoshme", tha ajo.
Sipas saj, trajtimet nuk duhet parë vetëm si luks. “Edhe mos me i pa këto trajtime si formë luksi, po me i pa si diçka të mirëqenies personale… Çdo femër me u kujdes për veten, me pas një lëkurë të mirë edhe me u ndje mirë. Ka trajtime të cilat mund të bëhen edhe me një kosto të vogël", tha ajo.
Sipas saj, mirëmbajtja duhet të nisë nga bazat. “Disa trajtime menjëherë me fillu te mirëmbajtja fillohet prej sendeve bazike. Është një çekup i lëkurës i skinit që ti e bën, për shembull një test, e sheh çfarë problematika ka lëkura dhe çfarë nevoja ka lëkura", pohoi ajo.
Doktoresha ndau edhe rekomandime praktike për të ruajtur shëndetin e lëkurës gjatë dimrit, duke theksuar se kujdesi i qëndrueshëm është thelbësor për mirëqenie dhe pamje të shëndetshme.























