Dobra: Kosova avancon në reformën digjitale dhe administrative
BKT
Ekonomi

Dobra: Kosova avancon në reformën digjitale dhe administrative

V.Th / RTKLive

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, mori pjesë në Dialogun e Nivelit të Lartë të Ballkanit Perëndimor “Partneritet për Reformë”, që u mbajt në Romë nën organizimin e ReSPA-s, Ministrisë së Administratës Publike të Italisë dhe Shkollës Kombëtare të Administratës.

Ngjarja bashkoi ministra dhe zyrtarë të lartë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, shtetet anëtare të BE-së dhe Italia, të mirëpritur nga ministri italian Paolo Zangrillo, për të diskutuar reformat administrative dhe mundësitë e bashkëpunimit rajonal.

Në Takimin e Mbyllur të Ministrave dhe panelin ministror, Dobra theksoi arritjet e Kosovës në modernizimin e administratës publike, duke veçuar dy prioritetet kryesore për vitin 2026: transformimin digjital dhe modernizimin e burimeve njerëzore. Ai nënvizoi avancimin e platformës e-Kosova drejt një sistemi të plotë dhe interoperativ, si dhe forcimin e rekrutimeve të bazuara në meritë, me synim rritjen e profesionalizmit dhe përfaqësimit të grave e profesionistëve të rinj në pozitat udhëheqëse.

Kosova do të thellojë bashkëpunimin me ReSPA dhe partnerët italianë për përmirësimin e qeverisjes digjitale, udhëheqjes dhe cilësisë së shërbimeve publike.


MË SHUME NGA Ekonomi