Rizvanolli: Instalohen filtrat në TC ‘Kosova B’, ulje drastike e ndotjes
BKT
Ekonomi

Rizvanolli: Instalohen filtrat në TC ‘Kosova B’, ulje drastike e ndotjes

N.M. /RTKlive

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se do të fillojë instalimi i filtrave në Termocentralin (TC)  “Kosova B”. Ajo tha se tashmë janë përmbushur të gjitha kushtet teknike por edhe ligjore.

Sipas Rizavnollit, këtë vit, me rreth 90 milionë euro financim nga BE, filtrat do të ulin emetimet e pluhurit deri në 35 herë dhe oksideve të azotit deri në 4 herë, duke i sjellë në përputhje me standardet e BE-së dhe duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në Obiliq, Fushë Kosovë, Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën.

“Falemnderit Bashkimit Evropian për mbështetjen afatgjatë në modernizimin e sektorit tonë të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe faleminderit punonjësve dhe menaxhmentit të KEK-ut për punën shumëvjeçare për ta çuar këtë projekt kompleks deri në fazën e implementimit”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Ajo thotë se ky është një hap konkret drejt furnizimit më të pastër dhe më të sigurt me energji për familjet dhe bizneset tona, dhe drejt një të ardhmeje më të shëndetshme për qytetarët e Kosovës.

 


MË SHUME NGA Ekonomi