Fondi Kosovar për Garanci arrin 1 miliard euro kredi të garantuara
BKT
Ekonomi

Fondi Kosovar për Garanci arrin 1 miliard euro kredi të garantuara

Sot, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mbajti një konferencë për media për të kumtuar arritjen e një moment historik në rrugëtimin e tij zhvillimor: Portofoli kumulativ i kredive të garantuara ka kaluar pragun prej 1 miliard euro, duke reflektuar rritje të qëndrueshme të qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë.

“Mbi 1 miliard kredi të garantuara, mi 519 milionë euro garanci të miratuara, mbi 169 milionë euro garanci aktive në treg, mbi 20,258 kredi të garantuara, nga të cilat 7,909 kredi aktive dhe rreth 13,000 biznese të garantuara në të gjitha sektorët kryesorë”, thuhet në njoftim.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, vlerëson se kjo arritje është rezultat i një partneriteti të gjerë me institucionet e regjistruara financiare dhe mbështetjes së donatorëve ndërkombëtarë dhe institucioneve vendore.


MË SHUME NGA Ekonomi