KEK hap procesin e përzgjedhjes për projektin Solar4Kosovo I Photovoltaics
BKT
Ekonomi

KEK hap procesin e përzgjedhjes për projektin Solar4Kosovo I Photovoltaics

RTKLive

KEK hap procesin e përzgjedhjes fillestare për projektin madhor “Solar4Kosovo I Photovoltaics” – Parkun Solar 100 MW.

Projekti strategjik “Solar4Kosovo I Photovoltaics”, i cili parasheh ndërtimin e parkut solar prej minimum 100 MW në ish-deponinë e hirit të KEK-ut, ka hyrë zyrtarisht në fazën e parë të tenderimit për implementim të projektit. Ju njoftojmë se me fillim të kësaj jave është publikuar Ftesa për Përzgjedhje Fillestare (Parakualifikim) për dizajnimin, furnizimin dhe instalimin e impiantit (FIDIC Yellow Book).

KEK mirëpret dhe inkurajon të gjitha kompanitë e kualifikuara, me ekspertizë dhe kapacitete relevante, që të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm, i cili do të zhvillohet në mënyrë plotësisht transparente dhe konkurruese.

Të gjitha detajet dhe dokumentacioni i plotë i prokurimit mund të gjenden në Ftesën zyrtare të publikuar, të postuara edhe në faqen zyrtare dhe ne rrjetet sociale te KEK.

Ky projekt përfaqëson një hap të madh drejt tranzicionit energjetik dhe zhvillimit të kapaciteteve të qëndrueshme të energjisë në Kosovë.


MË SHUME NGA Ekonomi