Zyrtari i DASH takohet me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane
BKT
Ekonomi

Zyrtari i DASH takohet me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane

A.B|RTKLive

Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë u takuan me Lyn Debevoise, Zëvendësdrejtor për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Gjatë takimit, Debevoise shprehu interesimin për të dëgjuar drejtpërdrejt nga bizneset që veprojnë në Kosovë. Diskutimi u fokusua në diplomacinë tregtare dhe mundësitë e reja për zgjerimin e tregtisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, duke theksuar potencialin në rritje të tregut tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e lidhjeve ekonomike dypalëshe", njofton OEAK.


MË SHUME NGA Ekonomi