Jakurti: Atë që në 2019 e blinim me 100 euro, sot kushton 128 euro
BKT
Ekonomi

Jakurti: Atë që në 2019 e blinim me 100 euro, sot kushton 128 euro

Sh.Ç|RTKlive

Ekonomisti Edison Jakurti paralajmëron se fuqia blerëse në Kosovë ka pësuar rënie të ndjeshme në 3-4 vitet e fundit.

Jakurti ka theksuar se në letër, paratë nuk ndryshojnë. "100 euro janë gjithmonë 100 euro. Kjo quhet vlerë nominale. Por ajo që ndryshon është sa mund të blesh me to. Kur çmimet rriten, me të njëjtat para blen më pak, kjo është vlera reale e parasë", ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, me '100 euro të vitit 2019 do të mund të blinim mallra e shërbime në vlerë rreth 105 euro. Në vitin 2025, 100 euro e 2019 vlen vetëm 78 euro. Atë që në vitin 2019 e blinim me 100 euro, në vitin 2025 na kushton rreth 128 euro'.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se çmimet e produkteve “Made in Kosova” janë rritur për 5.5% gjatë tremujorit të tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, rritjet më të mëdha janë shënuar te prodhimi i mjeteve motorike (+23%), energjia elektrike (+20.8%) dhe tekstili (+14.2%).

Po ashtu, janë rritur çmimet e këtyre produkteve:

Preparatet farmaceutike: +8.1%

Veshjet: +7.9%

Mobiliet: +7.8%

Media të incizuara: +7.0%

Makineri dhe pajisje të ndryshme: +5.1%

Pajisje elektrike: +5.0%

Furnizimi me ujë: +5.0%

Produkte ushqimore: +3.1%

Produkte letre: +2.9%

Produkte druri dhe tapë: +0.9%

Produkte minerale jometalike: +0.4%

Produkte kimike: +0.1%

Këto shifra reflektojnë një trend të vazhdueshëm të rritjes së çmimeve, që ka ndikim të drejtpërdrejtë në fuqinë blerëse të qytetarëve.


MË SHUME NGA Ekonomi