Gjashtë milionë euro për efiçiencë të energjisë në 20 ndërtesa në kryeqytet
BKT
Ekonomi

Gjashtë milionë euro për efiçiencë të energjisë në 20 ndërtesa në kryeqytet

A.BRTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka nënshkruar kontratën për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh për rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në Kryeqytet.

"Me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian, po investojmë në shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, për kushte më të mira, kursim të energjisë dhe standarde evropiane.  Ky është një hap i rëndësishëm drejt një Kryeqyteti më të qëndrueshëm dhe më të mirë për qytetarët tanë", ka shkruar Rama në "Facebook'.

 


MË SHUME NGA Ekonomi