Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind
A.B/RTKLive
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, sot në konferencën për fundvit ka bërë të ditur se rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2025 përmbyllet me 3.9 për qind.
Ai tha se për vitin 2026, rritja ekonomike do të jetë 4.1 për qind. Ismaili bëri me dije se ka rritje të kapitalit bankar dhe kjo lidhet edhe me stabilitetin bankar më vend.
bështetjen e stafit përmes avancimit të kushteve dhe programeve profesionale, qëndrueshmërinë financiare, duke mundësuar njëkohësisht përmbushjen e nevojave institucionale, investimet infrastrukturore, krahas kontributit për të tretin vit radhazi përmes fitimeve të ndashme të ndashme për buxhetin shtetëror.
Në kuadër të avokimit dhe ndërkombëtarizimit të BQK-së dhe sektorit financiar, Guvernatori Ismaili tregoi se janë zhvilluar dhjetëra takime, vizita apo panele me institucionet financiare ndërkombëtare si dhe takime me përfaqësitë ndërkombëtare, që veprojnë në Republikën e Kosovës.
Guvernatori theksoi se përkundër që BQK-ja ka kryer të gjitha përgatitjet dhe ka përmbyllur me sukses procesin e para-aplikimit për Zonën Unike të Pagesave në Euro e njohur si SEPA te Komisioni Evropian, pengesë për aplikimin final vazhdon të mbetet mos hyrja në fuqi e tre ligjeve të rëndësishme për sektorin financiar: Ligji për Bankat, Ligji për Shërbimet e Pagesave dhe plotësim/ndryshimet e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, të cilat aktualisht këto ligje ndodhen në shqyrtim procedural nga Gjykata Kushtetuese, në kuadër të një serë ligjesh.























