Mbi 13 mijë pacientë të shtrirë në Spitalin e Pejës në 2025
BKT
Shëndetësi

Mbi 13 mijë pacientë të shtrirë në Spitalin e Pejës në 2025

Kimete Kasumi/ RTKlive

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë vitit 2025 në këtë institucion kanë qenë mbi 13 mijë pacientë të shtrirë.

Sipas të dhënave zyrtare 94% e këtyre pacientëve të hospitalizuar kanë qenë nga komunat e rajonit të Pejës.

“Nga Peja janë shtrirë 7,424 pacientë, nga Deçani 1,484 pacientë, nga Klina 1,591 pacientë dhe nga Istogu 1,853 pacientë”, thuhet në njoftim.

“Këto shifra konfirmojnë se Spitali i Përgjithshëm në Pejë mbetet shtylla kryesore e kujdesit shëndetësor për qytetarët e rajonit, duke përballuar një volum të madh të pacientëve dhe duke ofruar shërbime spitalore për shumicën dërrmuese të banorëve të komunave përreth”, theksohet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Shëndetësi