KEK: Njësia B2 ndalet 48 orë për kontroll teknik
BKT
Ekonomi

KEK: Njësia B2 ndalet 48 orë për kontroll teknik

Valbona Thaçi / RTKLive

Korporata Energjetike e Kosovës ka deklaruar se njësia B2 është ndaluar për 48 orë për shkak që duhet t’i nënshtrohet një kontrolli teknik, i cili vlerëson gjendjen dhe qëndrueshmërinë e prodhimit, pas dy mijë-orësh operim pandërprerë.

Sipas KEK-ut, kjo njësi është në operim të pandërprerë që nga 26 tetor i vitit të kaluar.

“Ky kontroll teknik pritet të zgjasë rreth 48 orë, gjatë të cilave ekipet profesionale dhe teknike të KEK tashmë kanë filluar ndërhyrjet dhe verifikimet e nevojshme në pajisjet kryesore të njësisë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.


MË SHUME NGA Ekonomi