Komuna e Fushë Kosovës me Memorandum me Telekomin e Kosovës
Shqipe Gashi|RTKlive
Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës, me qëllim të avancimit të infrastrukturës telekomunikuese dhe përmirësimit të shërbimeve digjitale për qytetarët dhe bizneset në territorin e komunës.Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës, me qëllim të avancimit të infrastrukturës telekomunikuese dhe përmirësimit të shërbimeve digjitale për qytetarët dhe bizneset në territorin e komunës.
Memorandumi është nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës, duke formalizuar bashkëpunimin institucional për shtrirjen e rrjetit optik dhe krijimin e kushteve për ofrimin e internetit brezgjerë më cilësor, më të qëndrueshëm dhe më të sigurt.
"Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në zhvillimin teknologjik të komunës, rritjen e efikasitetit të shërbimeve digjitale dhe përmirësimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe inovacion, në dobi të qytetarëve dhe bizneseve lokale", njofton Komuna e Fushë Kosovës.
Komuna e Fushë Kosovës shpreh falënderim të veçantë për Telekomin e Kosovës për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar në realizimin e këtij projekti, i cili ka rëndësi të veçantë për modernizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.























