09:58 / 02.02.2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
Kimete Kasumi/ RTKlive
Nga dita e sotme, në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka filluar për herë të parë ofrimi i shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale.
Sipas njoftimit, dy kirurgë specialistë të kësaj fushe, Dr. Enis Voca dhe Dr. Besim Neziri, i janë bashkuar stafit mjekësor të spitalit. Me këtë risi, pacientët nga rajoni i Mitrovicës nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim nga Kirurgjia Maksilofaciale.
Drejtori Ekzekutiv i spitalit, Gëzim Berisha, u ka uruar mirëseardhje dy specialistëve, duke theksuar se është i lumtur që ky shërbim i rëndësishëm tashmë do t’u ofrohet pacientëve në një institucion publik si Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës.























