Paga minimale 425 euro, Azemi, Ka raste të shkeljes së vendimit
BKT
Ekonomi

Paga minimale 425 euro, Azemi, Ka raste të shkeljes së vendimit

Naser Mekolli /RTKlive

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga 1 janari 2026 paga minimale të jetë 425 euro bruto, dhe sipas njoftimit të Sindikatës së Punëtorëve të Shërbimeve Publike dhe Teknike, shumica e punëtorëve në institucionet publike përmes kompanive private kanë marrë këtë rritje.

Megjithatë, në disa raste ky vendim ende nuk po respektohet. Sindikata ka përmendur Shkollën e Mesme Teknike dhe Gjimnazin në Drenas, ku punëtorët teknik vazhdojnë të marrin 237 euro neto, si dhe disa shkolla dhe Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku pagat janë më të ulëta se minimumi ligjor.

Kryetari i FSPTSPK-së, Jusuf Azemi, ka kërkuar nga të gjitha kompanitë që nuk po zbatojnë vendimin për pagën minimale, që të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe ta respektojnë ligjin.


MË SHUME NGA Ekonomi