12:47 / 13.02.2026
Azemi takohet me përfaqësuesit e ILO, temë thellimi i bashkëpunimit
Naser Mekolli /RTKlive
Kryetari i Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), përfshirë Zana Sherifi-Ass, Ada Huibregtse dhe Isabelle Kronisch.
Në njoftimin e kësaj sindikate bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet FSPTSPK-së dhe ILO-s, duke përfshirë: unifikimin e sindikatave në Kosovë për një përfaqësim më të fuqishëm, zhvillimin e dialogut të rregullt mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, si dhe mbështetjen e edukimit dhe trajnimit të punëtorëve privatë mbi të drejtat e tyre dhe Ligjin e Punës.























