AUV tërheq nga tregu formulat Aptamil Pronutra 1, Pronutra 2 dhe Bebelac 1
BKT
Foto ilustrim
Ekonomi

AUV tërheq nga tregu formulat Aptamil Pronutra 1, Pronutra 2 dhe Bebelac 1

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të formulave për foshnje Aptamil Pronutra 1, Aptamil Pronutra 2 dhe Bebelac 1, pasi është konstatuar prania e toksinës cereulide në këto produkte me origjinë nga Polonia. Niveli i rrezikut është vlerësuar serioz dhe konsumatorët janë ftuar t’i kthejnë produktet në pikat e shitjes.

AUV ka njoftuar se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë – RASFF, ka pranuar njoftimin nr. 2026.1152 lidhur me praninë e substancës (toksinës) cereulide në formulat për foshnje Aptamil Pronutra 1, Pronutra 2 dhe Bebelac 1, me origjinë nga Polonia.

Sipas komunikatës për media të publikuar nga Prishtinë më 18.02.2026, për këtë arsye është kërkuar tërheqja e menjëhershme e këtyre produkteve nga tregu. 

Produktet në fjalë janë importuar në Kosovë dhe kanë qenë në treg para marrjes së vendimit të datës 11.02.2026 për ndalimin e përkohshëm të importit të produktit Aptamil në vend.

Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit Aptamil, formulë ushqimore për foshnje, prodhuar nga Nutricia Zakłady Produkcyjne Sp. z o.o. dhe i importuar në Kosovë nga UNION SH.P.K..

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republika e Kosovës.

Po ashtu, AUV u bën thirrje konsumatorëve që të mos i përdorin produktet Aptamil Pronutra 1, Aptamil Pronutra 2 dhe Bebelac 1 me datat e skadimit të specifikuara, por t’i kthejnë ato në pikat e shitjes. 


MË SHUME NGA Ekonomi