AUV asgjëson mbi 4 ton produkte ushqimore për fëmijë
Naser Mekolli /RTKlive
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se janë asgjësuar gjithsej 7,998 copë produkte ushqimore për fëmijë, me peshë totale prej 4,130.80 kilogramësh, pas njoftimeve të pranuara nga sistemi i alarmit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë (RASFF).
Sipas njoftimit, asgjësimi është realizuar në bashkëpunim me kompaninë UNION shpk dhe përfshin produkte të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac.
Autoritetet bëjnë të ditur se sasia e produkteve të asgjësuara është përcaktuar në bazë të datave të skadencës, në përputhje me njoftimet e sistemit RASFF.
Ndërkohë, AUV është duke zhvilluar procesin e verifikimit dhe gjurmueshmërisë për të konstatuar nëse ndonjë sasi e këtyre produkteve mund të ketë mbetur ende në treg.























