09:29 / 25.02.2026
Ministrja Rizvanolli merr pjesë në Samitin Transatlantik për Gaz
Afet Bela/RTKLive
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori pjesë në Samitin Transatlantik për Sigurinë e Gazit në Uashington, me ftesë të sekretarit të Brendshëm të SHBA-së, Doug Burgum dhe sekretarit të Energjisë, Chris Wright.
Samiti mblodhi liderë evropianë dhe përfaqësues të Komisionit Evropian për të forcuar bashkëpunimin transatlantik dhe për të reduktuar varësinë nga energjia ruse.
Rizvanolli theksoi se siguria kombëtare është e lidhur ngushtë me sigurinë energjetike dhe se partneriteti me SHBA-në është kyç.
Ajo nënvizoi se Kosova po punon në rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese dhe në teknologji të reja, përfshirë gazifikimin e thëngjillit.























