Gjermania mbështet forcimin e inovacionit dhe punësimit
Afet Bela/RTKLive
Shefi i Bashkëpunimit në Ambasadën Gjermane në Kosovë, Daniel Alker, i shoqëruar nga përfaqësues të GIZ, u takua me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila.
“Biseda e tyre u fokusua në planet e Ministrisë për forcimin e inovacionit dhe punësimit – si dhe në kontributin e bashkëpunimit gjerman për zhvillim në këtë drejtim. Gjermania po e mbështet Ministrinë në hartimin e politikave dhe në rrugëtimin e saj drejt një roli gjithnjë e më aktiv si promovuese e inovacionit dhe punësimit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
Gjithashtu u diskutua edhe e ardhmja e projektit kryesor kosovaro-gjerman “Innovation and Training Park Prizren” (ITP), një qendër për inovacion, me 60 përfitues dhe 450 vende pune të krijuara deri më tani.























