Rriten kamatat e kredive
BKT
Ekonomi

Rriten kamatat e kredive

Arbresha Berisha /RTK

Nga 6.1 për qind sa ishin në janar të 2025-s, normat e interesit në kreditë e reja kanë shkuar deri në 6.91 për qind në janar të këtij viti. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës flasin për lëkundje të vazhdueshme të normave gjatë muajve të kaluar, pavarësisht asaj se fitimi i bankave është i lartë. Njohës të fushës e konsiderojnë të paarsyeshme ngritjen e normave të interesit në këtë kohë kur të hyrat e sistemit bankar janë të larta.

Jo vetëm si mjet financiar, por kreditë janë kthyer në mënyrë jetese në Kosovë. Për shumë familje, kredia është bërë mundësia e vetme për blerjen e një banese, renovimin e shtëpive, blerjen e veturave apo gjësendeve tjera.

Megjithatë, nga 6.1 sa ishin në janar të vitit të kaluar, norma e interesit në kredi të reja kanë arritur në 6.9 në janar të 2026-tës në disa prej bankave në vend.

Në rast se një qytetar merr 100 mijë euro kredi, mund të përfundojë duke ia kthyer bankës deri në mbi 150 mijë euro, varësisht nga afati i kthimit dhe norma e interestit.

Përkundër që të hyrat e sektorit bankar shënuan ngritje në 2024-tën, duke shkuar fitimi rekord në mbi 182 milionë euro, kredite konsumatore dhe ato biznesore që nga atëherë kanë shënuar lëkundje disa herë. Ndërkaq, ndryshime pësuan edhe tarifat e shërbimeve bankare.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës flasin për lëkundje të vazhdueshme të normave gjatë vitit të kaluar.

Sipas BQK-së, në dhjetor të 2025-tës normat e interesit ishin 6.78%.

Njohës të fushës ngrisin dyshime mbi ngritjen e normave të interesit.

Sipas Kushtrim Ahmetit, njohës i sektorit financiar, Dhoma e Tregtisë, normat e larta të interit po e vështirësojnë edhe të bërit Biznes.

VOX Kushtrim Ahmeti, njohës i sektorit financiar, Dhoma e Tregtisë2:46-3:10

Nga Shoqata e Bankave të Kosovës i kanë thënë RTK-së se ekziston hapësirë për uljen e normave të interesit.

Nga kjo shoqatë u shprehën se nivelin aktual të normave të interesit e përcakton niveli i riskut në ambientin ku operojnë ato, si dhe kërkesat për kredi.

Ndërsa, sipas Bankës Qendrore të Kosovës gjithsej vlera e kredive të reja në janar të 2026-tës ka shkuar në 173.5 milionë euro.

Në dhjetor të 2025-tës vlera e tyre shkonte në mbi 259 milionë.


MË SHUME NGA Ekonomi