23:04 / 25.02.2026
Vazhdon mbështetja e familjeve në nevojë gjatë sezonit dimëror
Naser Mekolli /RTKlive
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se do të vazhdoj mbështetjen e familjeve në nevojë gjatë sezonit dimëror, përmes subvencionimit të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm.
Sipas Ministrisë për shkak të mosmiratimit me kohë të Ligjit të Buxhetit, ekzekutimi i pagesave për muajt janar dhe shkurt nuk ka mundur të realizohet sipas planifikimit fillestar.
Subvencionimi për këta muaj do të reflektohet në faturën e muajit mars, për të gjitha familjet e kualifikuara që kanë qenë përfituese në kuadër të Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, thuhet në njoftim.























