12:20 / 26.02.2026
Banka Botërore: SEPA uli ndjeshëm kostot e pagesave ndërkufitare
Valbona Thaçi / RTKlive
Sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore “Matja e Kostos së Pagesave Ndërkufitare Biznes-me-Biznes në Ballkanin Perëndimor”, kostot e transaksioneve për pagesat biznes-me-biznes në vendet e Ballkanit Perëndimor që janë bërë operacionale në Single Euro Payments Area (SEPA) janë ulur ndjeshëm.
Për transfertat prej 5,000 euro, kostoja mesatare ra nga 0.76% e vlerës së transaksionit në vitin 2024 në vetëm 0.08% në vitin 2025 — një ulje rreth dhjetëfish.
Po ashtu, kostot për transfertat prej 20,000 euro ranë nga 0.47% në vitin 2024 në 0.02% në vitin 2025, që përbën një ulje 23-fish.























