ASK publikon llogaritë qeveritare të Kosovës në tremujorin e katërt të 2025
BKT
Ekonomi

ASK publikon llogaritë qeveritare të Kosovës në tremujorin e katërt të 2025

Kimete Kasumi/ RTKlive

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për periudhën (TM4 2025). Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2025 ishin 920.4 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM4 2024 ishin 941.6 milion Euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: Tatimet në produkte (70,7 %); Tatimet rrjedhëse në të ardhura (14,0 %); Aktivet dhe detyrimet financiare (6,2 %). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2025 ishin 1170.8 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM4 2024 ishin 1134.0 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: Kontributet sociale dhe përfitimet (27,5 %); Kompensimi i punëtorëve (20,2 %);

Formimi i kapitalit bruto (18,3 %); Konsumi i ndërmjetëm (13,5 %). Ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.


MË SHUME NGA Ekonomi