ASK: Rritje e çmimeve të pronave të banimit në Kosovë
Afet Bela/RTKLive
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) për tremujorin e katërt (TM4) 2025. Rritje e çmimeve të pronave të banimit në TM4 2025 krahasuar me TM4 2024
"Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) në Kosovë u rrit me 5,5 % në TM4 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024. Po ashtu, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2025 çmimet e pronave të banimit shënuan rritje prej 5,5 %", njofton ASK.
Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit u rrit me një mesatare prej 4,9 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024.
Rajoni i Prishtinës – TM4 2025 / TM4 2024 (4,9 %)
Në Rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën me 4,9 % në TM4 2025, krahasuar me TM4 2024.
Rajonet e tjera të vendit – TM4 2025 / TM4 2024 (4,3 %)
Për rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën me 4,3 % në TM4 2025, krahasuar me TM4 2024.























