Rama zbulon planin për hekurudhën strategjike Durrës–Prishtinë
BKT
Ekonomi

Rama zbulon planin për hekurudhën strategjike Durrës–Prishtinë

Sh.Çoçaj/RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thekson se zhvillimi i rrjetit hekurudhor në vendin e tij është një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

Mes linjave të ndryshme që po rikonstruktohen ose ndërtohen, Rama veçoi projektin ambicioz të hekurudhës Durrës–Prishtinë, që sipas tij, po ecën drejt fazave të zbatimit konkret.

“Ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekti paraprak për hekurudhën e kombit, Durrës–Prishtinë. Në takimin e fundit me kryeministrin Kurti kemi diskutuar për mundësinë e dy financimeve të huaja që do ta mundësojnë avancimin e projektit”, tha Rama, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas tij, kjo linjë pritet të integrohet me rrjetet hekurudhore europiane, duke respektuar standardet bashkëkohore dhe duke synuar elektrifikimin e shtrirjes prej 530 kilometrash të planifikuara.

Rama nënvizoi se projekti është pjesë e një vizioni më të gjerë për modernizimin e transportit hekurudhor, që synon të lidhë Shqipërinë me rajonin dhe të përmirësojë lidhjet ndërkombëtare.

Ndërtimi i kësaj hekurudhe, tha ai, kërkon durim dhe përpjekje të jashtëzakonshme, por edhe reputacion ndërkombëtar dhe stabilitet ekonomik që Shqipëria tashmë e ka fituar.


MË SHUME NGA Ekonomi