Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë
BKT
Shëndetësi

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në Kosovë është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vitia e ka cilësuar këtë si një lajm shprese për shumë gra që dëshirojnë të bëhen nëna.

“Një lajm që jep shpresë për shumë gra që presin të bëhen nëna, e që tashmë këtë procedurë mund ta realizojnë në QKUK, ku dy procedurat e para ofrohen pa pagesë. Falënderojmë ekipin profesional të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm”, ka shkruar Vitia.


MË SHUME NGA Shëndetësi