Matet kënaqshmëria e pacientëve në shëndetësi|Video
BKT
Shëndetësi

Matet kënaqshmëria e pacientëve në shëndetësi|Video

Valjeta Shala|RTK

Ministria e Shëndetësisë, bashkë me Institutin Kombëtar, ka zhvilluar programin elektronik të matjes së kënaqshmërisë së pacientëve në kujdesin shëndetësor në Kosovë, me qëllim që të kuptohet më mirë përvoja e tyre dhe të identifikohen fushat ku nevojitet përmirësim në shërbimet shëndetësore.

Nga 5 nëntori, kur ka filluar zbatimi i programit e deri më 31 dhjetor 2025, në 29 komuna, 1 mijë e 165 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre se sa janë të kënaqur me shërbimet që ofrohen në qendrat e mjekësisë familjare.

Sipas rezultateve, kënaqshmëria shtrihet nga 63.8% deri në 77.1%, sipas kritereve të rreshtimit të programit. Sipas institucioneve shëndetësore, kjo tregon për një nivel të mirë kënaqshmërie, megjithëse autoritetet theksojnë se ka hapësirë për përmirësime të mëtejshme.

Kjo nismë ka për qëllim të kuptojë më mirë përvojën e pacientëve dhe të identifikojë fushat që kërkojnë përmirësim. Institucionet shëndetësore inkurajojnë qytetarët që gjatë marrjes së shërbimit shëndetësor të plotësojnë pyetësorin e vendosur në hapësirat e institucioneve shëndetësore, në mënyrë që të përmirësohet edhe më tej cilësia e shërbimeve.


MË SHUME NGA Shëndetësi