Kosova, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar bashkë për ekonominë kreative
BKT
Ekonomi

Kosova, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar bashkë për ekonominë kreative

Arbresha Berisha|RTK

Kosova po vlerësohet se ka potencial për sektorin kreativ. Kështu u tha në përmbyllje të ngjarjes rajonale të projektit të partneritetit mes Kosovës, Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për rritje kreative. Përmes këtij programi synohet fuqizimi i artistëve dhe kuratorëve të rinj. Projekte të tilla vlerësohet se luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sektori kreativ është vlerësuar si një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike në botë. Kjo u theksua edhe në organizimin përmbyllës rajonal të projektit “Partneriteti Kosovë–Shqipëri–Mbretëria e Bashkuar për rritje ekonomike”.

Ky projekt për ekonominë kreative ka për synim fuqizimin e artistëve dhe kuratorëve të rinj nga Kosova dhe Shqipëria. Në kuadër të partneritetit mes tri shteteve është hapur edhe një thirrje për program ndërkufitar, i cili ka synuar të mbështesë dhe fuqizojë artistët dhe kuratorët e rinj nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjatë organizimit u vlerësua lart edhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në projekte të tilla.

“Gjatë viteve të fundit, kemi mbështetur qeveri në të gjithë rajonin në mënyra të ndryshme, sepse të gjitha vendet janë në faza të ndryshme të këtij rrugëtimi. Kosova është ndoshta një nga më të avancuarat dhe ka pasur një nga konsulentët kryesorë të Mbretërisë së Bashkuar, ndoshta edhe në nivel global, për ekonominë kreative”, tha Clare Sears, drejtoreshë e Këshillit Britanik për Ballkanin Perëndimor.

Përfituesit e këtij projekti thanë se programe të tilla po i përgatisin për tregun e punës. Një numër i madh i artistëve nga Kosova kanë arritur tashmë të depërtojnë në tregun global.


MË SHUME NGA Ekonomi