10:25 / 08.04.2026
1.89 euro për litër çmimi i naftës në Kosovë
Valbona Thaçi / RTKLive
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 8 prill 2026.
Sipas njoftimit të ministrisë, për datën 8 prill çmimet maksimale të lejuara janë si në vijim: Nafta (dizel) 1.89 litër, benzina 1.46 euro /litër Gas: 0.77 euro/litër.























