Nis rënia e çmimit të naftës, maksimalja e sotme 1.78 euro për litër
BKT
Ekonomi

Nis rënia e çmimit të naftës, maksimalja e sotme 1.78 euro për litër

Medina Pasoma / RTKlive

Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme shkon në 1.78 euro për litër.

Ndërkaq Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton se çmimi i benzinës shkon maksimalisht deri në 1.44 euro për litër dhe gazi 0.89 euro për litër.

Javët e kaluara çmimet e karburanteve varionin, teksa maksimalja e deritanishme sipas autoriteteve zyrtare ka shkuar në 1.91 euro.


MË SHUME NGA Ekonomi