Vitia takon Randazzon, flasin për investimet SHBA në shëndetësinë e Kosovës
BKT
Shëndetësi

Vitia takon Randazzon, flasin për investimet SHBA në shëndetësinë e Kosovës

Valbona Thaçi / RTKLive

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, zhvilloi sot një takim me Anthony Randazzo, Drejtor Menaxhues i Zyrës për Bizneset e Vogla dhe Shërbimet Financiare në Korporatën Amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), ku në fokus ishte shqyrtimi i mundësive për investime në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ndërsa u prezantuan prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe potenciali për mbështetje dhe zhvillim në fushën e shëndetësisë dhe bujqësisë.

Gjatë diskutimeve, palët trajtuan mundësitë konkrete për avancimin e sistemit shëndetësor përmes investimeve dhe bashkëpunimit me partnerët amerikanë.

Vitia shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të institucioneve amerikane për zhvillimin e sektorëve kyç në Kosovë, veçanërisht në forcimin e sistemit shëndetësor.


MË SHUME NGA Shëndetësi