Nuk lëviz çmimi i derivateve, një litër naftë 1.68 euro
BKT
Ekonomi

Nuk lëviz çmimi i derivateve, një litër naftë 1.68 euro

Medina Pasoma / RTKlive

Çmimet e derivateve të naftës nuk kanë ndonjë ndryshim krahasuar me ditën e djeshme.

Aktualisht, një litër naftë kushton 1.68 euro, benzina 1.47 euro, ndërsa gazi 0.85 euro për litër.

Të martën çmimet e derivateve pësuan rritje, pas tensioneve ndërkombëtare, pasi më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një konflikt me Iranin. Si reagim, Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare strategjike përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës në nivel global.


MË SHUME NGA Ekonomi