Bloomberg: Të diplomuarit e papunë gjejnë shpëtim në teknologji
A.Bela|RTKLive
Media prestigjioze globale Bloomberg shkruan për Kosovën dhe sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
"Papunësia e të rinjve në Kosovë ka rënë nga 61% në vitin 2014 në rreth 10% në vitin 2025, sipas të dhënave zyrtare dhe autoriteteve lokale. Ministrat e qeverisë thonë se kjo rënie i atribuohet zhvillimit të sektorit të teknologjisë", shkruan Bloomberg.
Skena e gjallë e IT-së në Kosovë nuk po ndryshon vetëm horizontin e kryeqytetit, shkruan Blooumberg.
"Ajo po ndihmon gjithashtu në zbutjen e njërit prej problemeve më kokëforta ekonomike pas luftës në vendin e Ballkanit Perëndimor me 1.6 milion banorë: papunësinë e lartë të të rinjve. Zyrtarët qeveritarë dhe sipërmarrësit shpresojnë se kjo, nga ana tjetër, do të ngadalësojë fenomenin e kahershëm të ikjes së truri", shkruan Media prestigjioze globale Bloomberg.























