FAO: Çmimet globale të ushqimeve rriten për të tretin muaj radhazi
N. Mekolli /RTKlive
Çmimet globale të ushqimeve janë rritur për të tretin muaj radhazi në prill, sipas raportit të ri të Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, kryesisht për shkak të kostove më të larta të energjisë dhe tensioneve në Lindjen e Afërt.
Indeksi i çmimeve të ushqimit, sipas raportit të kësaj organizate, ka arritur në 130.7 pikë, duke shënuar rritje prej 1.6% krahasuar me muajin mars dhe 2% më shumë se një vit më parë.
Rritje janë regjistruar sidomos te vajrat bimore, mishi dhe drithërat, ndërsa sheqeri dhe disa produkte të qumështit kanë shënuar rënie.
Sipas raportit të FAO-s, tregjet globale po tregojnë rezistencë, por mbeten të ndikuara nga çmimet e larta të energjisë dhe zhvillimet gjeopolitike, përfshirë situatën në Ngushticën e Hormuzit.























