Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot
BKT
Ekonomi

Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot

N.Mekolli /RTKlive

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të aplikohen gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar në 1.59 euro litër, ashtu si ishte dje, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.49 euro për litër, po ashtu sikurse një ditë më parë.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.76 euro për litër, një centë më lirë se dje.

 


MË SHUME NGA Ekonomi