Basha takohet me autoritetet zvicerane të Aviacionit Civil
A.B|RTKLIve
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha në kryeqytetin zviceran Bern, ka takuar autoritetet zvicerane të Aviacionit Civil.
"Në takim diskutuam për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe për shumë çështje që ndërlidhin dy vendet tona. Qeveria jonë vazhdon të jetë mirënjohëse ndaj shtetit zviceran dhe besojmë fuqishëm në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qasje të barabartë dhe respekt reciprok për çështjet që lidhin vendet tona rreth aviacionit civil. Ne besojmë dhe angazhohemi për bashkëpunim e trajtim të barabartë, sepse përfitues të drejtpërdrejtë janë qytetarët e të dy vendeve tona, ku një pjesë e madhe e tyre ndajnë dyshtetësinë dhe Kosovën e Zvicrën i kanë vende të pandara", ka shkruar Basha në "Facebook'.























