Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.58€, benzina 1.53€
BKT
Ekonomi

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.58€, benzina 1.53€

N. Mekolli /RTKlive

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të aplikohen gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar në 1.58 euro litër, 1 centë më lirë se një ditë më parë, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.53 euro për litër, ashtu sikurse dje.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.74 euro për litër, ashtu sikurse një ditë më parë.

 


MË SHUME NGA Ekonomi