09:01 / 29.05.2026
Publikohen çmimet e derivateve, nafta e benzina sot 3 cent më lirë
N. Mekolli /RTKlive
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme.
Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) mbetet 1.55 euro për litër, 3 centë më lirë se ditën e djeshme, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.49 euro për litër, që është po ashtu 3 cent më lirë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.74 euro për litër, ashtu sikurse një ditë më parë.























