Sot në Kosovë shënohet Dita Botërore e Qumështit.
BKT
Ekonomi

Sot në Kosovë shënohet Dita Botërore e Qumështit.

RTKlive

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mban takimin me temën “Zhvillimet dhe Perspektiva e Sektorit të Qumështit”, i cili organizohet me rastin e 1 qershorit, Ditës Botërore të Qumështit.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të organizohet një minipanair me prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit, ku do të prezantohen produktet vendore dhe zhvillimet në këtë sektor.

Dita Botërore e Qumështit shënohet çdo vit për të theksuar rëndësinë e qumështit dhe produkteve të tij në ushqimin e përditshëm, si dhe rolin e sektorit të qumështit në zhvillimin ekonomik dhe rural.


MË SHUME NGA Ekonomi